Rusisë po i pengon prurja e pajisjeve ushtarake në Kosovë nga ShBA-ja

31 korrik 2020 | 11:14

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë i ka reaguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për prurjen e pajisjeve ushtarake në Kosovë, duke e cilësuar këtë veprim si të dëmshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

MPJ-ja e Rusisë, pasditën e së mërkurës, nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tyre zyrtare në “Twitter”, është shprehur se e ka marrë informacionin e pajisjes së Forcave të Sigurisë së Kosovës me mjete të rënda ushtarake nga ShBA-të.

“Me keqardhje e alarmim, kemi marrë informacionin në lidhje me dorëzimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të ShBA-ve në Prishtinë. ShBA-të po e bëjnë këtë në mënyrë të hapur, në dëm të përpjekjeve ndërkombëtare për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, është thënë në deklaratën e institucionit rus.

Shtetet e Bashkuara pak ditë më parë e ka furnizuar FSK-në me rreth 50 mjete të rënda ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Media shtetërore në Vietnam konfirmoi se një pacient i infektuar…