Rutte: Dialogu Kosovë-Serbi, pashmangshëm do të diskutohet në Samitin e Tiranës

16 maj 2025 | 12:11

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë para medieve se dialogu Kosovë-Serbi dhe situata në Ballkanin Perëndimor, “me patjetër do të jetë temë e diskutimit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë”.

Ai ka thënë se KFOR-i është në Kosovë dhe EUFOR-i në Bosnjë e Hercegovinë për të ofruar siguri dhe se për këtë çështje ka folur edhe dje në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, që u mbajt në Antalia të Turqisë.

Rutte e ka ritheksuar edhe bisedën shumë të rëndësishme, që sipas tij, e ka pasur me presidentin serb, Vuçiq.

Kujtojmë se ditën e sotme në Tiranë do të mblidhet Komuniteti Politik Evropian, ku do të marrin pjesë lider nga vende të ndryshme të Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nexhmendin Selmanaj shpall të pavlefshme dëftesat dhe diplomën e shkollës…