Rutte konfirmon përkushtimin e NATO-s për siguri afatgjate në Kosovë

11 mars 2025 | 15:27

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë “kompromise të duhura” në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai në  një konferencë të përbashkët për medie me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë  se “të dyja palët duhet të fokusohen në dobitë afatgjatë”.

Më tutje, ai ka thënë se NATO është e përkushtuar për siguri afatgjate në Kosovë.

“Prania ime është demonstrim i qartë i përkushtimit të NATO për siguri afatgjate në Kosovë. Këtu dhe në rajon NATO ka mbështetur sigurinë për Ballkanin Perëndimor për më shumë se 30 vjet. Ekipet e KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e sigurisë. Vlen të përmendet se siguria në rajon ndërlidhet edhe me dialogun, andaj të dyja shtetet duhet të fokusohen dhe të bëjnë kompromise të duhura”, ka thënë Rutte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Paqe përmes fuqisë, siç ka thënë Donald Trump”. Presidentja e…