Rutte pyetet për FSK-në: NATO ka mandat vetëm për ta ndihmuar të zhvillohet si forcë humanitare

11 mars 2025 | 16:20

Shefi i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është pyetur për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri për mbrojtje territoriale dhe nëse NATO-ja ka ndryshuar qëndrim karshi kundërshtimeve që kishte pasur në vitin 2018 kur kishin kaluar ligjet për ushtrinë.

Rutte është kujdesur të saktësojë sa i përket Aleancës së Atlantikut të Veriut, që kjo e fundit në Kosovë ka mandat vetëm me Rezolutën 12/44 dhe se mbi të përcaktohet qëndrimi i vet.

“Mandati është që të sigurohemi se FSK-ja të ketë ato për çka ka nevojë për të qenë efektive në rolin e saj humanitar në Kosovë. Ky është saktësisht mandati që NATO ka, për të ndihmuar FSK-në të zhvillohet mirë e më mirë që të jetë forcë humanitare, kur të ngritën çështje humanitare. Këtë mandat kemi, dhe punojmë çdo ditë për të”, ka thënë Rutte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 20 mars në Cluj-Napoca të Rumanisë tërhiqet shorti i…