
Rutte thotë se ShBA-ja dërgoi sinjal force me bombardimet ndaj Iranit
25 qershor 2025
| 11:32
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se ShBA-a “shkatërroi aftësinë bërthamore të Iranit”.
Sipas tij, kjo ishte thelbësore, me sulmin e kryer në një “mënyrë mbresëlënëse”. Rutte thotë se sinjali që kjo i tregon pjesës tjetër të botës është një sinjal force.