
Rutte udhëton sot drejt Uashingtonit, ka takim me Trumpin
14 korrik 2025
| 08:14
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do ta vizitojë Uashingtonin sot dhe nesër.
Ai do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, sekretarin e Shtetit, Marco Rubio dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Njoftimi i NATO-s nuk zbuloi arsyet e vizitës së Ruttes, por Trump tha së fundmi se ShBA-të do të ishin të gatshme të furnizonin me armë Ukrainën nëpërmjet aleancës dhe se ai do të bënte një “deklaratë të madhe” të hënën.