RYCO do largimin e përfaqësuesit serb (VIDEO)

25 janar 2023 | 20:43

RYCO do largimin e përfaqësuesit serb (VIDEO)

Jagos Stojanoviq, i cili është përfaqësues i Serbisë në Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor, postoi një fotografi me një flamur me hartën e Kosovës me ngjyrat e Serbisë e me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, pritet të largohet nga përfaqësimi i Serbisë në këtë institucion, të themeluar me iniciativë të Bashkimit Evropian.

Që kjo të ndodhë, në drejtim të qeverisë së Serbisë të mërkurën shkoi kërkesa.

Sipas Krenare Gashit, që udhëheq me zyrën e RYCO-s në Kosovë, një veprim i tillë, që ndodhi për herë të parë që nga themelimi i këtij institucioni në Samitin e BE-së, nxiti gjuhë të urrejtjes.

Përveç urrejtjes, për këshilltarin politik të kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ky veprim është edhe i neveritshëm, andaj kërkoi reagim nga komisioneri i BE-së për Arsimin, Rininë, Sportin dhe Kulturën, Gabriel Mariya, dhe RYCO.

Megjithatë, masat e marra deri tani nga ky mekanizëm i BE-së po shihen jo të barabarta për të gjithë.

Aktivisti Agon Rexhepi thotë se do të bojkotojë aktivitetet e këtij institucioni derisa të ndërmerren masa ndaj të riut serb për postimin e bërë.

https://youtu.be/Ys8bt3o5_70

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Perëndimi fortifikon rezistencën e Ukrainës ndaj Rusisë. Qeveria e Uashingtonit…