Sa e shtoi arkën e Dritës goli i Dabiqajt

03 tetor 2025 | 08:05

Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, Drita ka luajtur baras 1-1 në udhëtim ndaj KUPS.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 74-të me golin e Piotr Parzysek, por kampioni gjilanas reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 80-të me një gol kokë të Albert Dabiqajt.

Ky rezultat i sjell Dritës një shpërblim financiar prej rreth 133,000 euro, duke shtuar kështu fitimet e mëparshme nga pjesëmarrja në garat evropiane. Deri tani, kampioni gjilanas kishte fituar 3,870,000 euro, falë rezultateve të arritura në fazat e kualifikimeve dhe pjesëmarrjes në Evropë.

Drita e nis me barazim aventurën evropiane në Ligën e Konferencëstelegrafi.com

Shifra në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, shumë mund të rritet ndjeshëm në aspektin financiar. Përveç shpërblimeve bazë për pjesëmarrje, një fitore në fazën e grupeve vlen rreth 400,000 euro, që duhet të jetë qëllimi i radhës i kampionëve të Kosovës.

Goli i barazimit i Dabiqajt jo vetëm që shpëtoi një pikë të çmuar për Dritën, por shton apetitet e Dritës.

Notat e lojtarëve, KuPS 1-1 Drita: Dabiqaj më i dalluari te gjilanasittelegrafi.com

Ky barazim tregon se Drita ka një ekip që po tenton të bëhet konkurrent serioz edhe në Evropë, duke kombinuar lojë të fortë me përfitime financiare të rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 10 ambulanca u rreshtuan pranë një shkolle…