Sa është prekur ekonomia e Kosovës nga konflikti në Lindjen e Mesme? Flet Gërxhaliu (video)
11 mars 2026
| 12:19
Ekonomisti Safet Gërxhaliu, ka folur për rritjen e çmimit të naftës në vend, si shkak i konflikteve në Lindjen e Mesme.
Gërxhaliu ka thënë se për fat të keq, Kosova varet shumë nga importi, teksa ka thënë se kuleta e qytetarit është rënduar edhe me rritje të çmimeve të produkteve tjera bazë.
Në këtë kontekst, Gërxhaliu ka thënë kriza që ka kapur të gjithë botën mund të zgjasë ende.
“Kosova dhe ekonomia kosovare nuk mund të ndërhyjë që të zgjidh problemet në Gjirin Persik dhe të japë kontribut në ndalimin e luftës në Iran, por duhet të hartojë politika interne”, ka thënë ai në emisionin “Ora Shtatë” në “Klan Kosova”.
Ai ka vlerësuar se është urgjencë që Kosovës t’i shtohet numri i inspektorëve të tregut dhe monitorimit të çmimeve.



