
Sa larg është Kosova nga hyrja në Bashkimin Evropian? (video)
19 maj 2025
| 09:38
Në vitin 2015, Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian.
Pas kësaj marrëveshjeje, ishte paraparë të niseshin edhe dhjetë hapa të tjerë për të avancuar më tej në këtë proces.
Megjithatë, që nga viti 2022, nuk është shënuar ndonjë përparim i ndjeshëm dhe gjasat për një anëtarësim të shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian mbeten të vogla.
Por si ka shkuar deri më tani ky proces dhe çfarë konkretisht i duhet Kosovës të bëjë për të ecur përpara?