“Sa më afër diellit, aq më shpejt digjen krahët”: Si e ekzekutoi Sulltani i Madhërishëm mikun e tij të besuar

29 mars 2026 | 10:32

Sulejmani i Madhërishëm ekzekutoi mikun e tij më të ngushtë, Ibrahim Pashën, tek flinte si mysafir në pallatin e tij… kishin qenë si vëllezër për 13 vite, por pastaj urdhëroi ta vrisnin, në pallat.

Dhe ky është ligji i parë i pushtetit, besimi nuk është kurrë absolut.

Ibrahimi kish qenë skllav, por u bë Vezir i Madh, njeriu i dytë më i fuqishëm në Perandorinë Osmane, hanin në të njëjtën sofër, sundonin një perandori së bashku. Për 13 vite ishin më shumë se miq, por më pas Veziri harroi rregullin e vetëm që mban gjallë njerëzit pranë pushtetit.

Filloi ta quante veten “sulltan” në korrespondencë, grumbulloi pasuri që rivalizonte fronin, afërsia e verboi dhe harroi hierarkinë. Hija e tij u bë më e madhe se vetë njeriu që e krijonte dhe ky ishte dënimi i tij me vdekje, “firmosur” nga ai vetë.

Në vitin 1536, Sulltani e ftoi për darkë, qeshën, pinë, sherbet, folën si dikur.. Ibrahim Pasha ra në gjumë në pallat dhe para agimit katër xhelatë të heshtur hynë në dhomën e tij. Miqësia mori fund aty ku filloi të kërcënojë pushtetin.

Niccolo Machiavelli e paralajmëroi pesë shekuj më parë: “Njerëzit falin më shpejt vdekjen e babait, sesa humbjen e pasurisë apo pozitës.”

Ibrahimi besoi se ishte i paprekshëm, por afërsia me pushtetin krijon iluzionin e sigurisë dhe ky është gabimi që kushton më shumë. Bota moderne funksionon me të njëjtën logjikë, marrëdhëniet e kanë gjithmonë një kufi dhe në momentin që ambicia jote prek interesat e tyre, ti bëhesh problem për t’u zgjidhur. Besnikëria shpesh është thjesht një transaksion i veshur me fjalë të bukura dhe ngatërrimi i afërsisë me sigurinë është mënyra si shkatërrohen njerëzit e aftë.

Sa më afër diellit, aq më shpejt digjen krahët, pushteti respekton distancën dhe forcën, jo ndjenjat, historinë e përbashkët apo vitet e besnikërisë.

Nuk ka lidhje me karakterin apo tradhtinë, është matematika e pushtetit dhe kush e injoron përfundon si Ibrahimi,  i ekzekutuar në një dhomë që mendonte se ishte e sigurt.

Në fund, mësimi është i thjeshtë por i ashpër, në botën e pushtetit dhe interesave, afërsia nuk është mbrojtje, por rrezik ,dhe vetëm ai që di të mbajë distancën, ruan veten…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke…