Sa më shpejt të ratifikohet demarkacioni

12 janar 2018 | 22:15

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, në të kundërtën qytetarët do të vazhdojnë të mbesin të izoluar.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se Kosova nuk mund të humbasë më shumë kohë për çështjen e demarkacionit. Ministrja Hoxha ka deklaruar se me ratifikimin e shpejtë të demarkacionit përfundon edhe izolimi i Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ajo ka thënë se tashmë një gjë është e qartë, se liberalizimi i vizave është në duart e politikanëve të Kosovës.

Hoxha ka theksuar se deputetët si të zgjedhur të popullit duhet të marrin vendim për të ardhmen e vendit, në mënyrë që ta ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së shtunës të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thyerja e rekordeve ka qenë gjithmonë objektivi i Lionel Messit,…