Sa të sigurt ndihen nxënësit në shkolla?

01 qershor 2026 | 08:22

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në emisionin “Ora Shtatë” u diskutua se sa të sigurt janë fëmijët tanë në shkolla.

Agon Ahmeti, drejtori ekzekutiv i organizatës “ETEA”, për Klan Kosova tha se së fundmi është bërë një studim më i gjerë rreth perceptimeve dhe përjetimeve të fëmijëve në raport me sigurinë në shkollë.

“Statistikisht, nuk kanë dalë të dhëna alarmuese, qysh jemi mësuar zakonisht me i pa. Studimi ka marrë për bazë 1500 studentë, edhe puna është kryer në teren. Në këtë aspekt, indeksi i sigurisë në shkolla, në Kosovë ka dalë 68.8%, i cili relativisht tregon që kemi shkolla ose mjedise të sigurta dhe miqësore”, tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, foli me Presidentin…