
Sa ujë i duhet trupit nga zgjimi deri në gjumë?
Legjendat urbane na kanë shoqëruar ndër vite, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Disa prej tyre janë të pabaza, të tjera përmbajnë një grimë të vërtete, por keqinterpretohen.
Më poshtë, gjeni disa nga pretendimet më të zakonshme dhe sqarimin e tyre shkencor:
Duhet të pini 8 gota ujë në ditë?
Nuk është e nevojshme t’i numëroni gotat.
Studimet tregojnë se njerëzit që pijnë ujë kur ndihen të etur marrin sasinë e nevojshme për të qenë të hidratuar.
Përveç ujit, lëngjet, supat dhe perimet kontribuojnë ndjeshëm në hidratim.
Kujdes, uji i tepërt mund të shkaktojë edhe “mbidozë uji” – një gjendje e rrezikshme që ndodh kur pini më shumë se ç’mund të përpunojë trupi juaj.
A të bën veza keq për zemrën?
Jo. Konsumimi i deri në dy vezëve në ditë nuk rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, sipas studimeve të Harvard-it.
Vezët janë të pasura me omega-3 dhe aminoacide që janë të dobishme për zemrën.
Nëse të ftohtë, do të ftohesh?
Jo domosdoshmërisht. Kalimi i kohës në temperatura të ulëta nuk shkakton ftohje.
Në fakt, studimet tregojnë se njerëzit që ekspozohen ndaj të ftohtit janë më rezistent ndaj sëmundjeve.
Bakteret dhe viruset përhapen më shumë në ambiente të mbyllura dhe të ngrohta.
A duhet të merrni multivitaminë çdo ditë?
Vetëm nëse rekomandohet nga mjeku.
Multivitaminat nuk mund të zëvendësojnë ushqyesit që trupi merr nga ushqimi.
Frutat, perimet, drithërat, arrorët dhe vaji i ullirit ofrojnë vitaminat e nevojshme në mënyrë natyrale.
A ndihmon mëngjesi për të rënë në peshë?
Ngrënia e mëngjesit ndihmon në kontrollin e urisë gjatë ditës, por nuk garanton vetvetiu humbje peshe.
Gjithçka varet nga përbërja e ushqimeve që konsumoni gjatë gjithë ditës.
A e bën sheqeri fëmijën hiperaktiv?
Jo. Nuk ka prova shkencore që sheqeri e shkakton hiperaktivitetin te fëmijët.
Prindërit shpesh e lidhin sjelljen e fëmijëve me konsumin e ëmbëlsirave, por kjo është më shumë perceptim sesa fakt.
A shkakton kërcitja e gishtave artrit?
Jo. Zhurma që dëgjohet është rezultat i formimit të flluskave të gazit mes nyjeve, jo ndonjë dëmtim të përhershëm.
Megjithatë, kërcitja e shpeshtë mund të çojë në enjtje dhe shtrëngim të kyçeve me kalimin e kohës.