
Sa vota fituan krerët partiakë dhe kandidatët për kryeministër?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të enjten numrin e votave që kanë fituar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, pas numërimit të mbi 90 për qind të votave në vendvotime.
Sipas rezultateve, liderët e partive kryesore dhe kandidatët për pozitën e kryeministrit renditen kështu:
Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për kryeministër – 259.532 vota
Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës – 150.294 vota
Memli Krasniqi, lider i Partisë Demokratike të Kosovës – 85.293 vota
Lumir Abdixhiku, lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidat për kryeministër – 109.202 vota
Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidat për kryeministër – 37.752 vota
Zllatan Elek, lider i Listës Serbe – 9.354 vota.