Sa zgjasin paslëkundjet? Ja çfarë ndodhi në Kaliforni

01 dhjetor 2019 | 15:46

Dy tërmete kanë goditur Ridgecrestin në Kaliforni këtë vit, njëri më 4 korrik (i magnitudës 6.4), dhe tjetri më 5 korrik.

Ky i fundit ishte edhe më i fuqishëm, 7.1. Shkundjet e tij ishin ndjerë në pothuajse të gjithë jugun e Kalifornisë, në disa pjesë të Arizonës e Nevadës, në zonën e gjirit të San Franciskos, Sacramento e deri në Baja California, në Meksikë.

Gati 20 milionë njerëz e kishin ndjerë tërmetin e parë, e 30 milionë të dytin. Por pavarësisht forcës së tyre të madhe, këto tërmetet nuk shkaktuan veçse një të vdekur e 25 të plagosur, 20 në ditën e parë, dhe pesë në të dytën.

Ndërkohë, një tërmet i të njëjtës magnitudë, 7.1 në vitin 2017 në Meksikë kishte shkaktuar 370 të vdekur e mbi 6 000 të plagosur. Ajo lëkundje mësohet të ketë zgjatur për 20 sekonda.

Vetëm dy orë përpara se ai të godiste, vendi kishte përkujtuar përmes ceremonish të shumta tërmetin shkatërrimtar të 1985, i cili kishte lënë të vdekur 10 000 persona.

“Los Angeles Times” citonte atëherë përfundimet e një raporti, ku thuhej se me dhjetëra ndërtesa ishin shembur brenda pak sekondash, duke mos i lënë njerëzve kohë të dalin.

Ekspertët që bënë më pas verifikimet, kanë zbuluar se godinat e shembura kishin probleme ndërtimi dhe ishin cilësuar nga inspektorët si të banueshme, në një kohë kur nuk ishin aspak të tilla.

Shembjen e ndërtesave në tërmetin e vitin 2017 në Meksikë, e ka shkaktuar korrupsioni, thuhej në artikullin e “Los Angeles Times”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj ka përfituar…