Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari përfundojnë dënimin, Haxhi Shalës i mbet edhe një vit
15 dhjetor 2025
| 17:10
Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, të dënuar për pengim të administrimit të drejtësisë nga Gjykata Speciale, e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit.
Kurse, Haxhi Shalës i ka mbetur edhe një vit burgim, shkruan “Betimi për Drejtësi”.
“Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari përfunduan vuajtjen e dënimeve të tyre më 4 tetor 2025. Z. Shala do ta përfundojë vuajtjen e dënimit më 11 dhjetor 2026”, është thënë në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.
Januzi dhe Bahtijari në shkurt të vitit 2025 ishin liruar me kusht.
Më 4 shkurt 2025, është shpallur aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve, me ç’rast trupi gjykues i pranoi marrëveshjet për pranimin e fajësisë.
Kështu, Haxhi Shala është dënuar me tri vjet burgim, ndërsa Bahtijari dhe Januzi me nga dy vjet.



