
Sadedin Vishi, kandidat i PDK-së për kryetar të Kaçanikut
Kryetari i degës së PDK-së në Kaçanik dhe njëherësh kryetar i komunës, Besim Ilazi, ka prezantuar kandidatin e kësaj partie për kryetar të Kaçanikut në zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor 2025 – profesor Sadedin Vishi.
“Me një bagazh dhe integritet të lartë politik, sot kam nderin të prezantoj kryetarin e ardhshëm të Kaçanikut, profesor Sadedin Vishi. Jo rastësisht kemi vendosur që ky personalitet të jetë në udhëheqje të komunës sonë për mandatin e ardhshëm qeverisës”, ka shkruar Ilazi.
Njoftimi i plotë i Ilazit:
Me plot bindje dhe përgjegjësi – Sabedin Vishi do të jetë Kryetari i ardhshëm i Kaçanikut
Me një bagazh e integritet të lartë politik, sot kam nderin që të prezantoj Kryetarin e ardhshëm të Kaçanikut, Profesor Sabedin Vishi.
Jo rastësisht kemi vendosur që ky personalitet të jetë nën udhëheqjen e komunës sonë për mandatin e ardhshëm qeverisës. Bashkëpunimi jonë mbi një dekadë fillimisht si anëtarë i Kuvendit Komunal, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës dega në Kaçanik e më pas si Nënkryetar Komune, të udhëhequr në parimet e forta të qeverisjes, pa skandale politike, njeri i punës e bindjes, i takon brezit të ri që duan të bëjnë diçka më shumë për vendin e tyre. Ndjehem i lumtur që punën e madhe të cilën e kemi bërë për 4 mandate të qeverisjes, duke ndërtuar një stabilitet institucional komunal, po e përcjell tek një brez i ri me plot vullnet e dashuri për punën dhe të mirën e përbashkët qytetare. Në këtë rrugëtim të ri, Profesor Sabedin Vishi do ta ketë mbështetjen time të pa rezervë, kurdo që kërkohet. Si nënkryetar komune ai ishte në shërbim të qytetarëve, ndërsa tani ka nevojë për përkrahjen dhe mbështetjen tuaj.
Me energji të re, përkushtim e respekt.
Bashkë në punë, bashkë në garë.
Së bashku për Kaçanikun që të gjithë e duam