Sadik Tafarshiku, patrioti më i devotshëm që ka pasur Kosova

17 shtator 2020 | 19:04

Nga Sali Bislimi

NË PËRKUJTIM,

Me disidentin luftëtarin për Kosovë dhe Shqipëri, njeriu që i tha të vërteta Serbisë në Beograd dhe pastaj u burgos më 12 vite në të gjitha burgjet e Serbisë, me të dalë nga burgu në çdo cep të Kosovës në këmbë në çdo fshat të vendit shpërndau librin shqip, për të mbjell dije qytetari dhe atdhedashuri, ky është patrioti më i devotshëm që ka pasur Kosova z. Sadik Tafarshiku, i lindur në Gjakovë me vendbanim në Ferizaj, sepse Serbia i kishte ndaluar kthimin në vendlindje.

Një mik i familjes i cili çdo herë na vizitonte për të na mbjell kurajon e luftës për liri dhe shpresën që një ditë do të jemi të lirë, por pa i përgjakur tirqit nuk do të vjen, shkau njeh vetëm gjuhen e plumbit dhe jo të pambukut.

Në burgjet serbe kishte mbetur vetëm 28 kg, sepse gardianët barbarë në vend të një urimi për një natë të mirë merrte 20 gjylpana në këmbë.

Axha Sadik na la amanetin për të punuar çdo ditë për ta bashkuar Shqipërinë, historinë na mësoi drejtpërdrejtë, me lotët e tij kur kujtonte masakrat në Drenicë nga serbët dhe shqiptarët komunist, si ndërmjetësues i Fadil Hoxhës dhe Shaban Polluzhës kishte zgjedhur të dytin edhe pse jo të armatosur ishim krah i çlirimit të Kosovës duke varrosur qindra shqiptarë të masakruar nga pushtuesit barbarë serbë dhe shqipfolsat.

Me kujtohet kur ja dhurova një tranzitor (radio) gëzimin që pati sikur t’i jepja 1 milion, por pasuria me e madhe shpirtërore ishte me u kap me pastër me valët e radio Tiranës!

Besoj që amanetin e tij për Shqipërinë natyrale në vlera perëndimore do ta vazhdoj deri në fund!

Një emër i një biblioteke është pak në Ferizaj, ky atdhetar meriton më shumë.

Respekt jetësore jetës dhe veprës të mikut tim viganit të kombit z, Sadik Tafarshiku !!!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A mendoni se aftësia juaj e perceptimit është në një…