Sadiku ofendon Edona Llalloshin për këngën kushtuar Kurtit: Nuk është AI, se AI ka logjikë, e që besa edhe dinjitet

14 dhjetor 2025 | 19:03

Kandidati për deputet i LDK-së thotë se kënga e Edona Llalloshit nuk mund të jetë AI, sepse “AI është inteligjent dhe ka dinjitet”.

Ermal Sadiku, inxhinier dhe kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar me ironi pas kompozimit dhe këndimit të një kënge për kryeministrin Albin Kurti nga këngëtarja Edona Llalloshi.
Përmes një postimi publik, Sadiku ka mohuar se kënga është krijuar me inteligjencë artificiale, duke theksuar se ajo nuk i plotëson kriteret bazë që, sipas tij, i ka AI.

“Kanga e Edona Llalloshit për Kurtin nuk është AI. Përsëris, NUK ËSHTË AI. NUK ËSHTË KRIJU ME INTELIGJENCË ARTIFICIALE. AI është inteligjent. AI ka logjikë. AI ka memorie. AI besa ka pak edhe dinjitet”, ka shkruar Sadiku.

Reagimi i tij ka nxitur komente të shumta në rrjete sociale, ku kënga dhe mesazhi i saj janë bërë objekt debati dhe satire, veçanërisht në kontekstin e fushatës politike dhe përdorimit gjithnjë e më të shpeshtë të teknologjisë në krijime artistike dhe politike./gazetapolitika.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga AAK-ja me numër 105, Ilirjana Mehmetaj,…