Sadiku përfundimisht i Kosovës

21 nëntor 2018 | 15:42

Loret Sadiku përfundimisht do të përfaqësojë Kosovën në të ardhmen.

Emri i mbrojtësit ishte në listën e Christian Panuccit për dy ndeshjet e fundit të Kombëtares së Shqipërisë, por kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar se Sadikudo të jetë përfundimisht pjesë e “Dardanëve”.

“Emri i parë që do të bashkohet me Kosovën është Loret Sadiku, të cilit do t’ia përfundojmë dokumentacionin. Sigurisht që ka edhe të tjerë, por e thashë Loret Sadikun pasi na ka mbetur peng nga ato ndeshjet miqësore. Pastaj ishte gjendja e tij e keqe në dokumentacion, që do të marrin një rrugë tani”, ka thënë Ademi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Temë diskutimi vazhdon të jetë çështja e njohjes së stazhit…