
Sadio Mane fiton çmimin “Socrates” për shkak të ndihmës që i jep fshatit të tij në Senegal
17 tetor 2022
| 23:01
Sadio Manes i është ndarë çmimi “Socrates” në ceremoninë e sontme të “Topit të Artë” në Paris.
Ky çmim i është ndarë Manes për shkak të ndihmës që i bën lojtari senegalez fshatit të tij në Senegal.
Futbollisti i Bayern Munich ka ndihmuar vendlindjen e tij duke financuar ndërtimin e shkollave dhe spitaleve.
Çmimi është ndarë nga France Football.