
Safete Çitaku me numër 15, kandidate e PDK-së për asambliste në Fushë-Kosovë
Safete Hashimi – Çitaku garon për herë të parë për asambliste në Kuvendin Komunal në Fushë – Kosovë. Ajo mban numrin 15 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Çitaku, e cila me profesion është teknologe ushqimore, ka thënë se kandidatura e saj për asambliste buron nga dëshira për t’iu shërbyer qytetarëve të Fushë – Kosovës.
“Kandidatura ime buron nga dëshira për t’iu shërbyer qytetarëve, për të ngritur zërin e tyre në institucionet komunale dhe për të ofruar ide e zgjidhje konkrete në të mirë të komunitetit”, ka thënë Hashimi- Çitaku.
Në këtë kontekst, ajo ka thënë se është e gatshme të marrë përgjegjësi në funksion të zhvillimit të Fushë-Kosovës
“Besoj se bashkë mund të ndërtojmë një Fushë Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të hapur për të gjithë. Andaj, kërkoj mbështetjen tuaj në zgjedhjet e 12 Tetorit duke votuar Rrahim Tërnavën për kryetar, Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 15 për kuvendin komunal”, ka thënë Hashimi – Çitaku.
Kandidatura e Safete Çitakut është vlerësuar lartë edhe nga pretendenti i PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Rrahim Tërnava,
“Ajo është figurë e respektuar dhe një kuadër qe i duhet Fushë Kosovës. Safetja është e përkushtuar ndaj komunitetit dhe qytetareve të Fushë Kosovës pa dallim. Ajo prej vitesh është aktive në jetën politike dhe shoqërore, duke u bërë një zë e njohur në mbështetje për barazi gjinore dhe mirëqenie të qytetareve të Fushë Kosovës. Safetja ka mbaruar fakultetin e Xehtarisë dhe Metalurgjisë në Universitetin e Prishtinës, dega në Mitrovicë dhe ka marrë titullin teknologe e ushqimit. Ajo është kandidate për Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës nga radhët e PDK-së me nr. 15”, ka thënë Tërnava në prezantimin e Çitakut.