Saha: Ky është trajneri ideal për Unitedin

24 dhjetor 2018 | 15:50

Ish-sulmuesi i Manchester United, Louis Saha, beson se Zinedine Zidane është zgjidhja më e mirë për të zëvendësuar Jose Mourinhon në “Old Trafford”.

“Unë jam një mbështetës i Zidane si njeri. Ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, edhe si trajner nuk ka të ngjashëm. Në komunikim ka bërë shumë përparime. Kur e dëgjoj duke folur, është e pabesueshme. Ai merr frymë me futbollin, është person plot pasion për këtë sport, i ka të gjitha cilësitë për t’u respektuar maksimalisht. Zidane di si të balancojë sulmin dhe mbrojtjen. Për mua është zgjedhja më e mirë për Manchester United. Mendoj se do të ketë mbështetjen e tifozëve, stafit, presidentit, sepse e meriton. Dhe do t’i japin kohë, ka thënë Saha për “Omnisport”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti i ligë dhe erërat e forta po vazhdojnë të…