Saha për Ronaldon: Nëse nuk dëshiron të luajë për Unitedin, të lirohen nga klubi

29 korrik 2022 | 11:11

Louis Saha ka folur në lidhje me situatën që është duke e kaluar Cristiano Ronaldo në Manchester United.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka shprehur haptazi dëshirën për t’u larguar nga “Old Trafford” për shkak të moskualifikimit të “Djajve të Kuqë” në Champions League.

Për ta ilustruar edhe më shumë dëshirën që ka për ta lënë klubin nga Mançesteri, portugezi nuk mori pjesë fare në turin parasezonal të skuadrës.

Në lidhje me krejt këtë situatë foli ish-bashkëlojtari i 37-vjeçarit, Louis Saha.

Sipas tij, nëse lojtari nuk është i kënaqur te Man Utd, klubi duhet të lirohet nga ai.

“Nëse ai nuk dëshiron të luajë më për klubin, ata duhet të lirohen nga ai. Ai nuk mori pjesë në stërvitje, e as në turin parasezonal. Në kësolloj gjërash duhet të tregohet disiplinë”, ka thënë francezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali është në garë për shërbimet e Lucas Paqueta. Ish-kampionët…