Sahiti ftohet për herë të parë te Kosova

18 mars 2022 | 13:12

Emir Sahiti është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës, për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në muajin mars.

“Dardanët” do të luajnë fillimisht me Burkina Fason në Prishtinë më 24 mars, teksa pesë ditë më pas do të përballen me Zvicrën në Cyrih.

Trajneri i ri i Kosovës, Alain Giresse ka filluar t’i dërgojë ftesat për ndeshjet e tij të para. Emri më i ri që pritet të jetë është mesfushori Emir Sahiti.

Kjo është konfirmuar nga klubi kroat ku luan, Hajduk Split. Sahiti këtë sezon ka zhvilluar 24 ndeshje, duke kontribuar me katër gola dhe dy asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet që të kërkojë nga Kina…