Sahiti largohet nga Hamburgu

22 tetor 2025 | 16:15

Sulmuesi i krahut, Emir Sahiti ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Hambrugut në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediumeve kroate, Sahiti mund të kthehet te Hajduku i Splitit në Kroaci për shkak të vështirësive që po i kalon te skuadra gjermane.

Këtë sezon, Sahiti ka vetëm tri paraqitje apo 174 minuta lojë për Hambrugut, ndërsa për herë të fundit u paraqit në fund të muajit gusht.

26-vjeçari vitin e shkuar iu bashkua Hamburgut nga Hajduku dhe ndihmoi ekipin gjerman të kthehet në elitën e futbollit gjerman.

Sahiti ka kontratë me skuadrën e Hamburgut deri në verën e vitit 2027.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania ka sanksionuar ato që i ka quajtur banda kriminale…