Sahiti largohet nga Vëllanzimi

16 qershor 2019 | 14:02

Njëri nga futbollistët me emër më të madh në futbollin e Kosovës, Samir Sahiti është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e Vëllaznimit.

Sahiti nëpërmjet një njoftimi në “Facebook” e ka konfirmuar se kontrata i ka përfunduar me skuadrën kuqezi, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe në të ardhmen të djersitë fanellën e kësaj skuadre.

“Kontrata ime me KF Vëllaznimi ka mbaruar. Faleminderit presidentit Agim Cana për besimin që e kishte tek unë, faleminderit menaxherit, Besnik Gojani që ishe gjithmonë pranë nesh dhe gjithë publikut gjakovar. Poashtu faleminderit kryesisë dhe shtab teknik bashkëlojtarëve. Jetës nuk i dihet, shihemi prapë”, ka shkruar Sahiti.

/Epoka e re/ 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“DJI”, gjigandi kinez i dronëve, shet produktet e tij tek…