Sahiti përpunoi garimin në Lojërat Evropiane
22 qershor 2023
| 15:15
Nexhat Sahiti ka përfunduar garimin në garat e shenjëtarisë sportive në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
Me 568 pikë, shenjëtari i Kosovës doli i 31-ti, në disiplinën 10 metra pistoletë ajrore, duke mos arritur të kualifikohet në finale.
Sahiti kishte disa momente të mira, sidomos në serinë e katërt ku qëlloi 9 dhjetëshe nga 10 sosh, por që nuk pati ecuri të tillë edhe në seritë tjera. Garën e tij nga afër e përcolli edhe anëtari i BE të KOK-ut, Agron Mala.



