Saimir Tahiri lirohet nga masa e arrestit shtëpiak

28 maj 2018 | 15:42

Gjykata e Apelit të Krimet e Rënda ka vendosur të heqë masën e “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri.

“Apeli ka shfuqizuar masën e ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin”, është shprehur avokati i Tahirit, Maks Haxhia.

Më herët, avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, e ka interpretuar në dy pjesë mesazhin e një dite më parë të dhënë nga ambasadori amerikan, Donald Lu.

Sipas tij provat janë më të forta dhe nëse gjykata gjykon në bazë të tyre, sot duhet të hiqet masa e arrestit për klientin e tij.

“Atë mesazh e ndava në dy pjesë, mesazhin e qarkullimit të opinioneve siç ndodh rëndom në Shqipëri kur ka gjithmonë çështje të tilla pikante, ose me probleme sociale politike, që të dyja palët kundërshtare, ose dhe metoda të tilla që nuk duan të jepet vendimi kundra, hapin fjalë që qarkullojnë presione ose para. Ajo që jam i interesuar si specialist i të drejtës dhe në detyrën e avokatit të zotit Tahiri është mesazhi i zotit Lu, që ishte shumë i rëndësishëm është se Gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj. Nëse gjykata do gjykojë në prova e në ligj zotit Tahiri sot duhet t’i hiqet masa e arrestit në shtëpi”, ka thënë Haxhia. (TCh)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj,…