Sala Jashari flet pasi përfundoi seanca: LV-ja po sillet sikur i ka mbi 50 për qind të votave

07 korrik 2025 | 11:35

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka folur në seancë, pas përfundimit të saj.

Ajo ka thënë se PDK-ja ka bërë kompromisin e saj.

Sipas saj, Vetëvendosje është duke u sjell sikur t’i kishte fituar mbi 50 për qind të votave.

“Gjendem këtu sepse edhe sot në tentativën e 43-të, LV-ja sillet sikur të kishte edhe më shumë se 50 për qind të votave. Kompromisi i tyre pretendojnë se është për ta votuar vetëm një të propozuar, dhe atë në mënyrë të fshehtë. Ky nuk është kompromis. Kompromis është kur PDK-ja i ka dhënë mundësinë LV-së duke i thënë, ne do t’i votojmë shumicën e emrave të LV-së, për ta zgjidhur këtë situatë. Atëherë më tregoni, çfarë zgjidhje po kërkohet kur zgjidhja është përpara jush”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka zbutur retorikën e saj…