Salah mesazh prekës për Jotën: Nuk e kisha menduar se do kisha frikë të kthehesha në Liverpool

04 korrik 2025 | 16:00

Me një mesazh prekës në Instagram, Mohamed Salah ka ndarë dhimbjen e tij për humbjen tragjike të ish-shokut të skuadrës, Diogo Jota, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti automobilistik ku humbi jetën edhe vëllai i tij, Andre Silva.

“Jam vërtet pa fjalë. Deri dje, nuk do ta kisha menduar kurrë se do të kishte diçka që do të më frikësonte kur të kthehesha në Liverpool pas pushimeve. Shokët e skuadrës vijnë dhe ikin, por jo në këtë mënyrë. Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të pranojmë që Diogo nuk do të jetë aty kur të rikthehemi,” shkruan sulmuesi egjiptian.

“Mendimet e mia shkojnë për gruan e tij, fëmijët dhe, sigurisht, për prindërit që kanë humbur papritur të dy djemtë. Të gjithë ata që ishin pranë Diogos dhe André duhet të kenë gjithë mbështetjen e mundshme. Nuk do të harrohen kurrë.”

Një mesazh i ndjerë nga një shok që ndau fushën me Jotën dhe që, si gjithë bota e futbollit, është tronditur nga kjo humbje e parakohshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka paraqitur të dhëna për shkurorëzimet në…