Salah: Mos më krahasoni me Messin dhe Ronaldon

14 maj 2018 | 11:17

Mohamed Salah ka shkëlqyer në këtë edicion me fanellën e Liverpoolit, duke bërë që shumë analistë ta shohin si kandidat për ta fituar “Topin e Artë”.

Ai ka thënë se nuk i pëlqen aspak krahasimi me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. “Nuk dua të them se jam i lumtur me këto krahasime. Secili prej tyre ka qenë në nivel të lartë për 10-11 vjet. Unë duhet t’i ruaj nivelet e larta për shumë sezone. Shpresoj ta bëj këtë. Ata janë futbollistë të shkëlqyer. Se cili është më i miri në histori, unë nuk e di. Por do t’ju them se ata më kanë frymëzuar kur kam qenë i ri dhe i kam admiruar. Zidan, Ronaldo dhe Totti janë ata që më kanë pëlqyer më shumë. I kam admiruar teksa i shikoja. Unë nuk kam parë Maradonën apo Pelenë”, ka thënë Salah.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të bartin më…