Salah shpallet më i miri në Afrikë

04 janar 23:18

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka rrëmbyer edhe një çmim personal këtë vit.

Ai ëshë shpallur lojtari më i mirë në Afrikë sot nga CAF-i, transmeton Koha.net.

Kjo është hera e parë që egjiptiani rrëmben këtë çmim të rëndësishëm në Afrikë, duke lënë prapa bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Sadio Mane, dhe yllin e Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

25 vjeçari është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke shënuar 17 gola në 21 paraqitje për Liverpoolin, përderisa edhe për Romën kishte bërë paraqitje të mira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teknologjia që po fuqizon tregun e valutave digjitale mund të…