
Sali Berisha me grip, s’mund të paraqitet sot në SPAK
Sali Berisha duhej të paraqitej në SPAK mëngjesin e sotëm, por nuk ka mundur për shkak se është me virozë (grip), bëjnë të ditur mediat në Shqipëri.
Më 30 qershor, do të mbahet seanca e parë për dosjen e ish-klubit sportiv në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
I vënë nën akuzë për korrupsion pasiv, pasi dyshohet se ka vendosur shtetin në funksion të përfitimeve të dhëndrit të tij, ish-kryeministri i vendit do të ulet në bankën e të akuzuarve për herë të parë pasi dosja i kaloi për gjykim.
I bashkëpandehur në këtë çështje është dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, që SPAK e akuzon për konsumimin e dy veprave penale, korrupsion e pastrim parash, si pasojë e privatizimit të ish-klubit sportiv, Partizani.
Sipas organit të akuzës, Jamarbër Malltezi, ndërtoi në trojet shtetërore të këtij kompleksi sportiv 19 pallate. SPAK thotë se Malltezi përfitoi nga pozita e vjehrrit të tij si një nga 5 trashëgimtarët e këtyre trojeve, përmes procedurave të përshpejtuara të bëra me VKM.