
Sali Berisha: Nuk i pranojmë zgjedhjet, duam qeveri teknike
Sali Berisha ka thënë se Partia Demokratike (PD) “nuk i pranon zgjedhjet e 11 majit”, duke shtuar se “në Shqipëri duhet të krijohet një qeveri teknike”.
“Çdo përpjekje për të përligjur farsën, është ndihmë për ata që të përligjin farsën. Ajo që bëmë ne, është se farsën e sanksionuam në dokumente ndërkombëtare para se të zhvillohej. Jemi në narko-diktaturë dhe kjo është farsë. Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë me farsë nuk fiton. Ka mënyra të tjera, nëse Edi Rama është i vendosur të mbrojë me çdo çmim karrigen, shqiptarët duhet të luftojnë me çdo çmim për votën e lirë. Njerëzit, tani është një fazë kjo çka po bëjmë ne, ne po mbrojmë votën para shqiptarëve dhe botës. Po të bëhej kështu më 2021, nuk do ishim sot këtu. Plani im është ky, ne do të përfundojmë këtë proces me sukses, të mbrojtjes së votës dhe plani tjetër është, nuk njohim zgjedhjet, plani tjetër është krijimi i një qeverie teknike. Nëse Rama nuk e pranon, ta detyrojmë”, ka thënë Berisha në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu.