Sali Berisha paralajmëron sërish protestë
29 janar 2026
| 15:46
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, në konferencë për medie pas vizitës në Strasburg është shprehur se situata në vend do rregullohet vetëm me protestat qytetare.
Berisha ka paralajmëruar protestë tjetër kombëtare pas asaj të 24 janarit.
“Jehona e protestës ishte e fuqishme. Pritej nga miqtë tanë protesta e dytë, po me aq insistim sa ç’pritet nga të gjithë opozitarët shqiptarë. Qytetarët do flasin shumë shpejt dhe ne do informojmë për protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe Shqipëria në ditët në vijim”, ka thënë ai.
Berisha ka ftuar qytetarët dhe opozitën që të vazhdojnë “këtë betejë gjer në fitoren tone”. Sipas tij, shpresa e vetme është opozita.



