Sali Berisha paraqitet në SPAK

07 korrik 2025 | 11:10

Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur në SPAK për të zbatuar masën detyrim paraqitje.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me mos praninë në seancën e parë për “Partizanin” Berisha u shpreh se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar.

“Dy gjëra. Unë njoftim zyrtar, siç duhet, nuk kisha marrë, por nuk ishte ajo arsyeja. Arsyeja ishte se, unë isha në një udhëtim, siç mund ta keni marrë vesh. Por, e vërteta është se, njoftimi zyrtar nuk kishte ardhur. Unë iu kam dhënë një përgjigje, mos përsërisni pyetjet. Janë avoketërit e mi ata të cilët përcaktojnë vendimet. Unë gjer tani njoftim zyrtar nuk kam marrë, por unë nuk mund të them se nuk kam marrë, se ajo është dhënë në media që është shtyrë gjyqi për datën 21. Por, shkresë nuk kam marrë”, tha ai./TopChannel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha,…