
Sali Berisha për krerët e UÇK-së në Hagë: Uroj që ky proces të konfirmojë pafajësinë e tyre, udhëhoqën një luftë çlirimtare
Të enjten është zbuluar pllaka falënderuese për intervenimin e NATO-s në Kosovë në bjeshkët e Istogut. Aty kanë marrë pjesë gjeneral e figura të larta politike.
I pranishëm ishte edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Nga aty Berisha foli edhe për gjykimin në Hagë që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se uron që proces të konfirmojë të pafajësinë e tyre dhe rolin që ata luajtën.
“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është faqja me e ndritur e historisë së kombit shqiptarë që nga luftrat e Skënderbeut gjerë më sot, ajo luftë e bëri të lirë kombin shqiptarë por e bëri Ballkanin dhe Evropën me të drejtë dhe më të lirë. Në këtë kuadër asgjë nuk mund të errësojë kontributin historik të luftëtarëve të lirisë. Sa i përketë Gjykatës së Hagës, duhet të jemi realist se ajo është gjykatë e Kosovës. E kam ndjekur dhe gjerë sot nuk kam lexuar një fakt të vetëm përgjegjëse ata që udhëhoqën këtë luftë dhe që janë sot aty. Urojë që ky proces të konfirmojë të pafajësinë e tyre dhe rolin që ata luajtën, ata udhëhoqën një luftë çlirimtare. Njësitet e UÇK-së ishin aleatët e NATO-së në terren në territorin e Kosovës”, ka thënë Berisha.
Ai ka shprehur mirënjohjen me të fuqishme ndaj luftëtarëve të UÇK-së.
“Nga Istogu nuk mund të largohesha pa shprehur mirënjohjen me të thellë para dhjetëra djemve dhe vajzave të Istogut që ranë me pushkë në dorë për liri dhe dinjitet kombëtar për Kosovën e pavarur”, tha Berisha.