Sali Berisha tregon se kush qëndron parapa vrasjes së Oliver Ivanoviqit
16 janar 2018
| 18:21
Vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviqit ka sjellë një varg reagimesh edhe në Shqipëri.
Përpos, presidentit Ilir Meta dhe të kryeministrit Edi Rama ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkuar se vrasja e Ivanoviqit është një akt i dënueshëm me prapavijë politike.
Për Berishën, pas këtij atentati qëndrojnë organizata terroriste ultranacionaliste serbe të llojit “Dora e Zezë” (Crna Ruka), që tentojnë destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit.
Vrasja e Oliver Ivanoviç, nje akt i rende dhe i denueshem me prapavi politike!Te dashur miq, sot ne mengjes fallnga te…
Posted by Sali Berisha on Dienstag, 16. Januar 2018