Sali Bislimi në protestën për çlirimtarët në Strasburg: Nuk ndalemi deri në lirimin e tyre
Pas protestave në disa qytete të ndryshme të Evropës, tani ankesat kundër gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë drejtuar të dielën edhe në Strasburg të Francës, para asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës.
Veprimtari Sali Bislimi, i cili ishte i pranishëm në këtë protestë tha se zëri i shqiptarëve nuk ndalet deri në lirimin e heronjve në Hagë.
“Ne rezistojmë kundër padrejtësisë. Sot ishin në Strasbourg të gjithë ata që nuk njohin dorëzimin dhe kërkojnë lirinë e menjëhershme të presidentin Thaçi dhe gjithë të tjerëve. Shqiptarët e Francës mu duken që nuk ishin aty por pak ka rëndësi kjo, por ishin të gjithë ata që i bëhen kujdestar atdheut! Pa drejtësi nuk ka paqe, zëri ynë nuk ndalet deri në lirimin e heronjve tanë në Hagë!”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.



