Sali Bislimi: PLK-ja do të angazhohet që Kosova të integrohet në BE

13 shkurt 2018 | 17:28

Partia Liberale e Kosovës (PLK) ka shënuar 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në një takim me Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe kryetarët e degëve.

Sali Bislimi përfaqësues i PLK-së për Diasporë ka thënë se ky subjekt politik me rastin e dhjetëvjetorit të shtetësisë nderon gjithë dëshmorët e kombit.

Ai ka thënë se PLK-ja nuk do të lejojë që fatin e Kosovës ta drejton era, por do të angazhohet në të gjitha format që Kosova të integrohet në vlerat euroliberale. “Ky destinacion është i vetmi objektiv që i bashkon shqiptarët”, ka thënë Bislimi.

Në këtë takim mori pjesë edhe lideri i kësaj partie, njëherësh zëvendësministër i punëve të jashtme, Gjergj Dedaj, i cili foli për ecurinë dhe zhvillimin e PLK-së.

Dedaj ka paralajmëruar se PLK-ja veçse po fuqizohet në skenën politike, si dhe ka bërë me dije se Kongresi i tetë i kësaj partie do mbahet më 27 tetor të këtij viti.

Fotografia e Sali Bislimi

Fotografia e Sali BislimiFotografia e Sali Bislimi

Fotografia e Sali BislimiFotografia e Sali Bislimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se ka marrë…