
Saliba me kontratë të re tek Arsenali
25 shtator 2025
| 14:17
Mbrojtësi William Saliba do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit edhe për një kohë të gjatë.
Mediumet britanike, kanë raportuar se Saliba ka arritur marrëveshje për kontratën e re me klubin londinez.
Me zyrtarizimin e kontratës së re, që do të bëhet së shpejti, Saliba do të jetë pjesë e Arsenalit deri në verën e vitit 2030.
Mbrojtësi 24-vjeçar këtë sezon ka 5 paraqitje në të gjitha garat dhe kontrata aktuale me Arsenalin i skadon në vitin 2027.
Krahas Salibas, Arsenali po synon ta “blindojë” edhe sulmuesin e krahut, Bukayo Saka, me të cilin tashmë ka nisur negociatat për kontratën e re.