Salih Zyba, kandidat i VV-së për kryetar të Therandës

17 gusht 16:57

Salih Zyba është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Therandës.

Këtë e ka bërë të ditur dega e LVV-së në Therandë, të cilët përmes një postimi në Facebook kanë njoftuar se e kanë dorëzuar listën në KQZ për Kryetar dhe listën për kandidatët për asamble komunale, transmeton Klankosova.tv.

“Të dashur qytetarë të Therandës, aktivistë e simpatizantë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pas procesit të brendshëm zgjedhor dhe pas miratimit nga kryesia në nivel qëndror, ju njoftojmë që kandidat për Kryetar të Komunës së Therandës është Salih Zyba”.

“Ndryshimi në Therandë është i domosdoshëm e Lëvizja VETËVENDOSJE! është alternativa e vetme dhe e duhura për ta bërë ndryshimin”.

“Në vazhdim po ua paraqesim edhe listën e kandidatëve për asamble komunale”.

  1. Liridon Fandaj
  2. Pranvera Berisha
  3. Hetem Muharremaj
  4. Laureta Tafaj
  5. Agron Maliqaj
  6. Jetmir Durmishi
  7. Valmire Kryeziu
  8. Drilon Zyba
  9. Festë Kabashi
  10. Qëndrim Elshani
  11. Pajtim Lezi
  12. Arbër Aliaj
  13. Florije Gegaj
  14. Arbes Gashi
  15. Islam Morina
  16. Erlida Bajrami
  17. Arsim Muqa
  18. Latif Krasniqi
  19. Astrit Daka
  20. Arsim Tafolli
  21. Arbërie Bytyqi
  22. Sami Buzhala
  23. Arjeta Morina
  24. Faton Zekolli
  25. Arberita Morina
  26. Faton Kololli
  27. Merlinda Bekteshi
  28. Besnik Kryeziu
  29. Albulena Krasniqi
  30. Granit Hoti
  31. Gentiana Daka
  32. Qendrim Gashi
  33. Veton Shala
  34. Yllka Kadolli

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari dhe ish deputeti Milaim Zeka përmes një postimi në…