Salihamidziq: Choupo-Moting nuk largohet nga Bayerni

08 nëntor 2022 | 12:33

Bayern Munchen është duke kaluar një sezon shumë të mirë si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Bundesligë.

Detyra e drejtuesve të klubit tashmë është për të mbajtur në skuadër yjet që po shkëlqejnë këtë sezon.

Drejtori i Bayernit, Hasan Salihamidziq ka thënë se është duke punuar për renovimin e kontrates me sulmuesin Eric Maxim Choupo-Moting.

“Do të donim ta mbanim atë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me agjentin e tij. Do të takohemi dhe do të shohim nëse mund ta kënaqim atë. Ai është një pasuri e madhe për ne. Ne jemi në kontakt dhe Choupo ndihet rehat në Munchen”, ka thënë drejtori i klubit gjerman.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës të martën ka miratuar Projektligji për Noterinë.…