
Salihu: Urgjentisht të funksionalizohet Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës
Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka kërkuar që urgjentisht të funksionalizohet Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, pasi siç ka thënë ai është krim nëse nuk bëhet hulumtimi, dhe studimi i mëtutjeshëm.
“Urgjentisht po e përsëris edhe njëherë, duhet të rithemelohet Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës për shkak se krimet që janë kryer në Kosovë, janë krimet më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore. Janë krime shumë të rënda dhe do ishte një krim i sërishëm nëse ne nuk e bëjmë hulumtimin e këtyre krimeve dhe evidentimin e tyre për gjeneratat e tashme, sidomos për të ardhmen të tregohet se çfarë sakrifice është bërë për çlirimin e Kosovës”, ka thënë Salihu për “EO”.
Një institut për hulumtimin e krimeve të luftës ishte themeluar në vitin 2011, Por, me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ai është mbyllur në vitin 2018. Ky institut ka publikuar tetë libra për vrasjet, për personat e pagjetur, për gjenocidin serb, si dhe për shkatërrimin e monumenteve dhe pronave të shqiptarëve