Sallahu thotë se është dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-ministrit Selimi dhe Nehat Thaçit

26 prill 2021 | 19:46

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka njoftuar se kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ish-ministrit të këtij dikasteri, Selim Selimi, si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçit.

Sallahu njoftimin e ka bërë nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, teksa ka thënë se edhe është anuluar kontratën përmes së cilës supozohet se është dhënë në shfrytëzim prona e Ministrisë së Drejtësisë. Ai ka thënë se bëhet fjalë për 2 hektarë, 12 ari e 17 metra katror.

Postimi i plotë:

Sot, njëanshëm kemi anuluar kontratën kriminale përmes së cilës persona të papërgjegjshëm kanë dhënë në shfrytëzim pronën e Ministrisë së Drejtësisë, personit juridiko privat pa asnjë bazë ligjore, gjithësej 2 hektarë e 12 ari e 17 metra katëror.

Po ashtu kemi dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër ish Ministrit Selim Selimi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Dhe krejt në fund kemi dorëzuar kërkesën në Këshillin Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë kundër Nehat Thaçit për shkak të shkeljes së rëndë të detyrave të punës.

Nuk mund dhe nuk duhet të tolerojmë shkelje të ligjit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në medie thuhet se PSG është në kërkim të një…