Sallat e operacionit në QKUK po punojnë me kapacitet të plotë

18 qershor 2018 | 12:22

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës (ShSKUK),  nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me dije se të gjitha sallat e operacionit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përfshirë edhe Klinikën e Urologjisë,  kanë punuar dhe po punojnë me kapacitete të plota, pas furnizimit me sasi të bollshme të anestetikëve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Bazuar në informatat nga drejtoria e Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, por edhe nga drejtoria e Klinikës së Urologjisë,  të  gjitha sallat e operacionit kanë punuar me kapacitet të plotë. Shkrimi i  sotëm i gazetës ‘Zëri’  është tendencioz dhe nuk paraqet të vërtetën, i njëjti pastaj është botuar  edhe nga portalet tjera  nuk paraqet realitetin së fundmi dhe të kësaj jave”, është theksuar në komunikatën e ShSKUK-së.

Sipas kësaj komunikate, protokollet-evidencat  e  sallave  të operacionit në Urologji, vërtetojnë se  janë kryer të gjitha operacionet e planifikuara dhe ato urgjente.

“Gjithsej vetëm dy javët e  kaluar janë kryer 39 operacione  me anestezion të përgjithshëm dhe nuk ka dështuar asnjë operacion. Po ashtu, Barnatorja Qendrore  QKUK- ShSKUK,  konfirmon se të gjitha klinikat dhe Spitalet e Përgjithshme janë të mbuluar për tre muajt e ardhshëm në sasi të mjaftueshme me anestetikë të nevojshëm për sallat e operacionit. QKUK-ShSKUK,  siguron të gjithë qytetarët që kanë nevojë,  se sallat janë në funksion të plotë dhe këtë shërbim mund të marrin në çdo kohë në klinikat  dhe spitalet përkatëse që janë në kuadër të ShSKUK”, është thënë më tutje në komunikatë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Malishevës ka filluar të hënën regjistrimi i…