
Salma Hayek shkëlqen në Kanë me një fustan glamuroz në ngjyrë jeshile
Salma Hayek tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë 2025, gjatë ceremonisë së çmimeve ‘Kering Women In Motion’.
Aktorja 58-vjeçare veshi një fustan me xixa jeshile me pupla blu të errët, një krijim i guximshëm dhe elegant që u kombinua me një çantë të përshtatur dhe bizhuteri me diamant.
E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, François-Henri Pinault, drejtues i grupit Kering, çifti u shfaqën të dashuruar ndërsa pozuan për fotografët në Darkën Presidenciale të mbajtur në Place de la Castre, shkruan DailyMail.
Festivali i këtij viti, i cili mbledh emra të mëdhenj nga bota e kinemasë si Kristen Stewart, Scarlett Johansson, Robert De Niro dhe Quentin Tarantino, zhvillohet mes tensioneve globale, përfshirë propozimin e Donald Trump për tarifa ndaj filmave të huaj.
Në sfond të filmave dhe debutimeve regjisoriale, festivali ka prezantuar edhe rregulla të reja për ndalimin e veshjeve tepër zbuluese në tapetin e kuq.
Sipas organizatorëve, kjo masë synon ruajtjen e etikës dhe përqendrimin tek kinemaja, pas vitesh ku moda provokuese kishte marrë përparësi ndaj filmit.