Samadrexha fiton dhe siguron vendin e tretë për plejof

20 prill 2025 | 08:45

Samadrexha ka fituar bindshëm të shtunën ndaj Besës në Pejë për të siguruar vendin e tretë në stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Samadrexha fitoi me rezultatin 35:16. Tani kjo skuadër i ka 22 pikë në vendin e tretë dhe nuk mund të arrihet nga Shqiponja që është e katërta me 18 pikë.

Besa e përfundon kampionatin debutues në vendin e shtatë me tetë pikë dhe do të luajë në elitë edhe edicionin e ardhshëm.

Mirjeta Dinolli i shënoi 10 gola për Samadrexhën. Gjashtë i kishte Bojana Radevska. Te Besa pesë gola i shënoi Edona Radoniqi, katër Klea Kelmendi e tri Samanda Konjuhaj.

Të shtunën u luajt edhe një ndeshje tjetër e xhiros së 18-të, përkatësisht të fundit të stinorit të rregullt. Vushtrria e mposhti Prishtinën me rezultat 40:26.

Vushtrria është e pesta me 16 pikë dhe nuk do të paraqitet në plejof. Prishtina është e nënta dhe do të luajë në plejaut.

Qëndresa Tërstena e Agnesa Hysa udhëhoqën Vushtrrinë me nga dhjetë gola.
11 gola për Prishtinën i shënoi Angelika Luberecka e gjashtë Ermira Berisha.
Të dielën janë ndeshjet Shqiponja – Kastrioti dhe Ferizaj – Tereza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se ka urdhëruar forcat e…